Devolli: Ballkanit ia dhuruam ndeshjen, përgjegjësitë i mbaj unë
BKT
Sport

Devolli: Ballkanit ia dhuruam ndeshjen, përgjegjësitë i mbaj unë

Trajneri i Drenicës, Bledar Devolli, e ka uruar Ballkanin për fitoren në Skenderaj.

Skuadra vendase u mposhtë me rezultat të ngushtë 1 – 2 ndaj liderit momental të Superligës së Kosovës, shkruan lajmi.net.

Devolli pas ndeshjes theksoi se fitoren Ballkanit ata ia kanë dhuruar, meqenëse futboll kanë luajtur vetëm 15 minutat e fundit.

“Nuk shkuan gjërat mirë që nga unë i pari, i marrë unë përgjegjësit. Dua t’i uroj kundërshtarit fitoren, por ja dhuruam ne pasi që nuk na shënuan golat ata, por ia dhuruam ne”.

“Vetëm 15 minutat e fundit kemi luajtur futboll, vumë në vështirësi Ballkanin dhe bëmë edhe gol”

“Unë i marrë përgjegjësit për këtë ndeshje, unë stërvisë çunat dhe unë jam përgjegjësi kur humbim, që nga fillimi kam thënë punë, përgjegjësi dhe disiplinë” , deklaroi ai për ArtSport.

Drenica momentalisht ka mbledhur 18 pikë në 14 xhiro të zhvilluar dhe renditët në pozitën e pestë.