KEDS paralajmëron ndërprerje të energjisë, Bregu i Diellit 12 orë pa rrymë

KEDS paralajmëron ndërprerje të energjisë, Bregu i Diellit 12 orë pa rrymë

Kompania për shpërndarjen e energjisë elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar për ndërprerje të energjisë elektrike në Kosovë për “punime në projekte investive”.

Lagja “Kodra e Diellit” edhe të enjten do të mbetet pa rrymë për 12 orë, nga 09:00 deri në ora 21:00. Arsyeja sipas njoftimit në fazën zyrtare të KEDS-it është “energjizimi i kabllove të reja”.

Që nga mbrëmja e të shtunës së kaluar e deri të hënën, banorët e kësaj lagje ishin përballur me probleme me energji elektrike. Më pas, edhe lagje të tjera si “Mati 1” e “Velania” po ashtu kishin mbetur pa furnizim me energji.

Në njoftimin e KEDS-it thuhej se bëhej fjalë për një dëmtim të kabllove në njërën nga trafot e KOSTT-it. Ndërsa, pas orën 22:00 të së hënës ishte njoftuar se është stabilizuar furnizimi me energji elektrike në lagjet e Prishtinës ku kishte problem.

Punimet e parapara në Prishtinë nga KEDS më 27.11.2020:

1.
Në NS 110/10kV Prishtina 2 do të ndërprehet:
Dalja 10kV Nr.35 Kodra e Diellit 2 (kodi: 11000014) prej orës 09:00 deri në ora 21:00
Vendet: Kodra e Diellit 2.
Arsyeja: Energjizimi i kabllove të reja.

2.
Në NS 35/10kV Fushë- Kosova II do të ndërprehet:
NS 10/0.4 kV TS Bardhi i Madh te Sadiku (Kodi 15018018063) prej orës 09:00 – 16:00
Vendet: Bardhin e Madh shtëpitë pas Montazhit të KEK.
Arsyeja: Energjizimi kabllove të reja.

3.
Në NS 110/10kV Prishtina 5 do të ndërprehet:
NS 10/0.4 kV Bërnica e Epërme 1 (kodi: 13000001004) prej orës 10:30 deri në ora 15:30
Vendet: Bërnica e Epërme 1.
Arsyeja: Punime në PLC.

4.
Në NS 35/10 kV Parku i Biznesit do të ndërprehet:
NS 10/04 kV Komoran te Shkolla (kodi: 16023007101) prej ores  08:00 deri në ora 17:00
Vendet: Komoran te shkolla.
Arsyeja: Shkyçja e konsumatorëve nga rrjeti i vjetër dhe rikyçja në rrjetin e ri nëntokësor.

5.
Në NS 35/10 kV Batllava do të ndërprehet:
Dalja 10 kV Batllava (kodi: 14015001) prej orës  12:00 deri në ora 15:00
Vendet: Batllava, Gërdovci, Bellopoja, Lluga, Sibovc i Poshtëm dhe Kaçibegu.
Arsyeja: Energjizimi i LP dhe i transformatorit të ri.


MË SHUME NGA Aktuale