Fadil Nura zë vendin e Veselit si deputet
BKT
Lajme

Fadil Nura zë vendin e Veselit si deputet

Fadil Nura e ka dhanë sot betimin e tij si deputet i Kuvendit të Kosovës.

Nura do ta zëvendësojë kreun e PDK-së, Kadri Veseli, pasi që ky i fundit ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet publike dhe politike.

Veseli dorëheqjen e dha pas konfirmimit të aktakuzës ndaj tij nga Specialja.

Aktakuza i është konfirmuar edhe shefit të GP të VV-së, Rexhep Selimi, mirëpo i njëjti s’ka dhënë ende dorëheqje nga kjo pozitë.


MË SHUME NGA Lajme