Gani Geci tregon se çfarë e dallon atë nga Kurti e Thaçi
Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, ka treguar se çka e dallon atë nga kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe ish-presidenti Hashim Thaçi.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Geci ka thënë se Thaçi e Kurti e kanë pasur mësues ideologjik Rexhep Qosjen, ndërsa ai presidentin historik, Ibrahim Rugova.
Geci ka treguar edhe arsyen se pse e mbron këtë parti.
“Dallimi im dhe i këtyre të dyve, Hashim Thaçit dhe Albin Kurtit është mësuesi ideologjik, këta e kanë pasur mësues ideologjik Rexhep Qosjen ndërsa unë e kam pasur Ibrahim Rugovën. E mbroj LDK-në jo për njerëz që janë aty por është e vetmja parti në Republikën e Kosovës me orientime programore të djathta dhe e regjistruar në partitë e djathta popullore Evropiane”, ka shkruar Geci.























