Gattuso e thotë i bindur: Kjo skuadër është favorite për titull në Serie A
BKT
Sport

Gattuso e thotë i bindur: Kjo skuadër është favorite për titull në Serie A

Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso beson se Interi është favoriti për të fituar Serie A këtë sezon, përpara kryesuesit aktual Milanit dhe kampionit në fuqi Juventusit.

Milani, i cilli nuk e ka fituar "Scudetton" që nga edicioni 2010-11, e kryeson tabelën me pesë pikë më shumë pas nëntë ndeshjeve pasi e mposhti Fiorentinën 2-0 të dielën.

Rivalët e qytetit Inter dhe Sassuolo janë pesë pikë larg tyre, ndërsa Juventusi i Andrea Pirlos është i katërti me 6 pikë më pak, së bashku me Napolin dhe Romën.

Gattuso e konsideron skuadrën e Antonio Contes favorite për titull.

"Sipas mendimit tim, Inter është skuadra që duhet të mposhtet. Ata kombinojnë cilësinë me forcën fizike, kanë kaq shumë mundësi në dispozicion dhe janë favoritë.”

"Pastaj është Juventusi, i cili është mësuar të jetë atje lart", tha Gattuso për “Sky Sport Italia”.