Berisha: Mungesa e rrymës po na i rrezikon pajisjet në shtëpi

Berisha: Mungesa e rrymës po na i rrezikon pajisjet në shtëpi

Gazetari Ridvan Berisha sërish ka reaguar për mungesë të vazhdueshme të energjisë elektrike në lagjen e Matit.

Reagimi i plotë i z.Berisha në profilin e tij në Facebook: 

“Nuk kemi rryme tash e sa jave, vjen nje linje, dy nuk punojne dhe anasjelltas, ku eshte problemi” kete denoncim e bejme thuajse çdo dite e nate tek zyrtaret ne KEDS. “Do t’i njoftojme ekipet ne terren”, kjo eshte pergjigja e perseritur qe e marrim per çdo telefonate, une e fqinjte. Ne kete kohe me renie rekorde temperaturash, kjo situate po i rendon qindra e mijera banore te Lagjes se Spitalit dhe te Matit 1. Edhe kur leshohet ne funksion nje linje, tensioni eshte aq i ulet sa qe aparaturat shtepiake, frigoriferi, TV, pajisjet e tjera nuk punojne thuajse fare, kercenohen me djegie, prishje nga tensioni i ulet, kush e paguan koston, ne natyrisht. Kete denoncim po e bej edhe ne menyre publike per te bashkendare kete shqetesim me autoritetet energjetike, nese e marrin seriozisht!