15:41 / 03.12.2020
Trajneri i Dritës i lumtur me fitoren, ka një mesazh për Ballkanin
Drita arriti fitore të madhe në ndeshjen kundër Llapit.
1 gol i pjesës së parë mjaftoi, dhe ai u shënua nga kapiteni Ardian Limani.
Pas ndeshjes u deklarua edhe trajneri i skuadrës fituese, Ardian Nuhiu.
“E kemi ditë që do jetë ndeshje e vështirë dhe shumë e luftuar”
“Bravo e madhe për lojtarët që ditën të marrin tre pikët, shfrytëzuam gabimin e tyre dhe arritëm të marrim pikët çfarë dhe ishte e rëndësishme”
“Kundërshtari ishte i fortë dhe u mbrojt mirë, fokusi ka qenë tek Llapi e tash e tutje do të mendojmë për kundërshtarin e radhës do e analizojmë mirë dhe do jemi gati për ta(Ballkanin)”, përfundoi Nuhiu, transmeton Olle.
Ndeshja, Drita – Ballkani luhet të dielën me fillim nga ora 13:30 në Gjilan.























