11:43 / 04.12.2020
Pritet votimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur të premten për ta votuar në lexim të dytë Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.
Pas më shumë se tetë tentimeve, koalicioni qeverisës me ndihmën e PDK-së pritet t’i sigurojë votat e nevojshme për miratimin e rimëkëmbjes ekonomike.
Kjo seancë e jashtëzakonshme është thirrur pikërisht nga grupi parlamentar i PDK-së, me përfshirjen e katër amendamenteve të tyre në këtë projektligj.























