Sot u votua Ligji i Rimëkëmbjes, bie nga funksioni faqja e Trustit

Sot u votua Ligji i Rimëkëmbjes, bie nga funksioni faqja e Trustit

Sot Kuvendi i Kosovës ka votuar Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike e cila do t`ua lejojë qytetarëve të Kosovës t`i tërheqin nga 10 përqind nga kursimet e tyre në Fondin e Kursimeve Pensionale.

E interesi i qytetarëve lidhur me këtë duket të jetë i lartë, pasi faqja zyrtare e Trustit ka rënë nga funksioni.

Ligji i Rimëkëmbjes Ekonomike ka vlerë prej 212 milionë euro për biznese, tërheqje e 10 përqindëshit të Trustit dhe gjithashtu përfshinë nga 300 euro për të gjithë që e kanë humbur punën gjatë pandemisë. 


MË SHUME NGA Aktuale