Gastronomi kolapsi ekonomik në kohë pandemie
Ligji për rimëkëmbjen ekonomike do ta ndihmojë gastronominë, perms pershkallëzimin e tatimit mbi vlerën e shtuar, ngase kështu kanë bërë edhe vendet tjera, në mbështetje në politikat fiskale, etj.
Kështu deklaroi përfaqësuesi ligjor për Shoqatën e Gastronomëve të Kosovës, A.Vranica në RTK.
Ai më tej shtoi se Shoqata e gastronomëve të Kosovës ka nxjerrë një raport hulumutes ku definohen masat e qeverisë për gastronominë në qasjen: biznes-konsumator- pounëtor, ku shihet se në 3 mujorin e dytë prijnë në rënie ekonomike.
Tutje, ai shtoi se tani kemi rënie të madhe, ngase, kur është bërë mbyllja nuk ësht֝ë aplikuar masa e duhur në mbështetjen e gastronomisë, sepse mbi 58 % ka pasur rënie, që do të mund të ketë pasoja për më shumë se një vit në sanimin e ekonomisë.
Ndërkaq sa i përket miratimit të ligjit për rimëkëmbjen ekonomike, Vranica shtoi se ky ligj do ta ndihmojë gastronominë përmes përshkallëzimit e tatimit mbi vlerën e shtuar, ngase kështu kanë bërë edhe vendet tjera, në mbështetje në politikat fiskale, etj.
“Gastronomëve do t’u dedikohet shuma deri diku në proporcion me dëmet që u janë shkaktuar kudo bizneseve, që të ketë një qasje proporcionale”, deklaroi Vranica.
Më tej ai shprehu kritika ndaj institucioneve qeverisëse në qasjen e tyre ndaj biznesit të gastronomisë, duke dhënë propozimnet konkrete që ndaj tyre të ketë qasje individuale e jo në mënyrë kolektive, duke kritikuar me theks të veçantë inspektoriatin sanitar, që kanë vepruar në mënyrë spontane.RTKLive























