Hoti pret që javën tjetër të mbahet tryeza për çështjen e presidentit
BKT
Lajme

Hoti pret që javën tjetër të mbahet tryeza për çështjen e presidentit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti,  ka thënë se pret që gjatë javës së ardhshme të ketë një tryezë me partitë politike për çështjen e Presidentit. Ai ka thënë se nëse s’ka dakordim për këtë çështje, atëherë duhet të ketë dakordim për datën e zgjedhjeve.

“Pres që këto ditë apo javën tjetër të mblidhemi, sepse nuk është urgjente, por është çështje që duhet t’i japim zgjidhje. Nëse ka gatishmëri për të zgjedhur Presidentin, atëherë duhet të bisedojmë për gjetjen e një kandidati, nëse jo atëherë duhet të kemi një dakordim për zgjedhje, është kaq e thjeshtë kjo punë”, tha Hoti.

Ai këto komente i bëri në konferencën për media pas takimit me përfaqësuesit e BQK-së dhe Trustit.

Kryeministri gjithashtu bëri me dije se gjatë javës së ardhshme pritet që buxheti për vitin 2021 të dërgohet në Kuvend.


MË SHUME NGA Lajme