Tërheqja e 10-përqindëshit nga Trusti
Prej të premtes nga ora 15.00 do të nisë tërheqja e mjeteve nga Trusti, do të hapet platforma “online”, që është bërë punë e madhe.
Kështu deklaroi Ruzhdi Morina, kryesues i Bordit të Trustit, në RTK.
Ai shtoi se sistemi do të jetë i sigurt që faqja zyrtare nuk do të bie.
“Për tërheqje të mjeteve është punuar një paltoformë e re, nuk presim të kemi probleme të natyrës teknike”, deklaroi ai.
Tutje, Morina shprehu lutje që qytetarët t’i konfirmojnë paraprakisht numrat personalë dhe llogaritë bankare.
“Në rast të ndonjë gabimi nuk mund të procesohet aplikimi, prandaj me bankat duhet të jenë të kujdsesshëm që të kenë të saktë numrin e xhirollogarisë”, sqaroi ai.
Më tej ai deklaroi se kemi formuar edhe “Call Center” për t’i dalë në ndihmë qytetarëve.
“Kemi rreth 650 mijë qytatarë që kanë llogari në Trust dhe të gjithë mund të aplikojnë për tërheqjen e 10 përqindshit”, shtoi ai.
Veç tjerash, ai deklaroi se mund të ketë qytetarë që mund të jetë i pakënaqur, por secili prej tyre e di llogarinë bankare dhe e di se sa mund t’i tërheqë nga llogaria e tyre nga Trusti.
“E mira e kësaj është se shteti do të mund t’ia rimburësojë më vonë të gjithë atyre që kanë mjete të pakta kursimi, sado- kudo e përmirëson krizën ekonomike të qytetarëve” shtoi Morina.
Për qytetarët që jetojnë jashtë vendit që kanë logari bankare në Trust, por jo llogari bankare në Kosovë, ndërkohë duhet të hapin llogari bankare vendore brenda 4 muajsh, që të mundë të aplikojnë kudo ku ndodhen.
"Qëllimi është t’u ndihmojmë qytetarëve në këtë kohë pandemie, prandaj duhet të jemi ekspeditivë që brenda 4 muajve t’i kryejmë këtë aktivitet, ndryshe nuk do të mund t’ tërheqin mjetet monetare nga llogaritë e tyre" theksoi Morina.RTKLive























