19:21 / 09.12.2020
‘Euro 2022’, Shqipëria U-19 sfidon Francën dhe Serbinë!
Është hedhur në Nion të Zvicrës, shorti për kualifikueset e Kampionatit Europian 2022 për ekipet kombëtare U-19.
Shqipëria është pjesë e grupit të shtatë, ku do të përballet me Francën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Këto ndeshje do të luhen gjatë periudhës gusht-nëntor 2021 ndërsa finalet do të luhen në pranverën e vitit 2022.
Sllovakia, si vendi pritës do të shkojë direkt në finalet e këtij turneu.























