Avdullahu: Po rrezikojmë që presidenti i ri të na vije nga zarfi
Analisti politik Faton Abdullahu në emisionin “Debat” të RTK-së ka thënë se në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar ka ndodh mashtrimi i madh ndaj qytetarëve. Ai këtë e ka lidhur me koalicionin e kaluar VV-LDK.
“VV-ja dhe LDK-ja mashtruan qytetarët dhe nuk iu treguan qytetarëve që i pret dialogu me Serbinë si pikë e parë. Ata i tunduan qytetarët me luftim të korrupsionit e çështja tjera, duke iu jap shpresë të rremë qytetarëve”, tha Abdullahu.
Sipas tij, Kosova e ka një problem ekstra e që është dialogu me Serbinë. “T’i ikësh atij prolemi siç bënë LDK-ja e VV-ja është e pandershme ndaj qytetarëve. Është e pandershme t’ju thuhet qytetarëve nuk e kemi me nxitim dialogun me Serbinë. E dialogu është vital për Kosovën. Mbi dialog s’mund të ndërtosh populizëm, por me korrupsion e me gjëra tjera po”, ka theksuar ai.
Abdullahu shton se dialogu është problemi më i madh dhe ai duhet të jetë përcaktuar për qeverinë e ardhshme.
“Duhet të merremi vesh se çfarë të bëjmë me dialogun dhe jo të anashkalohet ai veç se nuk është populist”, ka thënë ai.
Sa i përket zgjedhjes së presidentit, Abdullahu tha se gati nuk ka shpresë se vendi do të dalë nga ky ngërç.
“Ne me këtë po ia hapim dyert edhe një zarfi tjetër për presidentin, sepse po tregojmë se nuk kemi gatishmëri. Po ia bëjmë vendin që të ndërhyrjnë aleatët. Pres që pas konsolidimit të Bidenit si president të kemi një shtytje që të dalim nga kjo gjendje, pasi që interest klanore dhe grupor janë të mëdha”, ka thënë Abdullahu. /RTKLive/























