Demi: Lajmi për rënien e faqes së internetit të Trustit, i gabuar
BKT
Lajme

Demi: Lajmi për rënien e faqes së internetit të Trustit, i gabuar

Ka filluar aplikimi i tërheqjes së tërheqjes  10 përqindëshit nga Trusti, sikundër është paraparë.

“Lajmi  për rënien e faqes për tërheqjen e parave, ka qenë i gabuar, sepse ne vetë kemi bërë këtë ndalimin gjatë procesit të hapjes së faqes së internetit për të qenë ashtu siç ishte, është ngjashëm sikurse në një shfaqje teatrale kur perdja duhet të qëndrojë deri në momentin e nisjes së shfaqjes, prandaj themi se lajmi për rënie të faqes nuk qëndron”, deklaroi Jeton Demi, zëdhënës i Trustit Pensional.

Tutje ai sqaroi se nëse mund të ketë ndonjë vonesë në procesin e aplikimit, mund të ndodhë për shkaqe teknike, jo për tjetër, ndonëse ceremonia a aplikimit nis në orën 15.00, por afati do të zgjasë katër muaj, ndaj nuk është në nxitim, mire do të ishte nëse ne do të ishim në rregull, por këto janë shkaqet që mund ta rregullojnë personeli i IT.

“Aplikimi do të bëhet në distance përmes Trusti 10. org. numri personal dhe i llogarisë bankare,ese dikush ka më shumë llogari bankare, personi duhet ta përcaktojë llogarinë, e ajo lidhet me nr personal e pagesa shkon në atë llogari bankare, para se të bëjë autorizimi final e i del shuma e 10 përqindëshit e personi duhet ta konfirmojë, por që mund të presë edhe për pak muaj e pastaj të aplikojë”, shtoi ai.

Kemi vendosur fushën e kontaktit, por adresën e emailit e numrin e telefonit që shërbejnë për komunikim, por nuk bllokohet konfirmimi.

Mundësi për aplikim kanë 650 mijë aplikues, por nuk ma merr mendja se të gjithë do të aplikojnë se disa kanë pak kursime, por disa nga ta mund ta lënë për më vonë.

Plani është bërë për në orën 15.00 por teknologjia bëri që kjo të mos realizohet, por në ndërkohë do të nis realizimi i aplikimit./RTKLive


MË SHUME NGA Lajme