Aplikimi për Trust mund të bëhej me algoritëm tjetër
BKT
Lajme

Aplikimi për Trust mund të bëhej me algoritëm tjetër

Aplikacionin e Trustit duhet ta vështrojmë në shumë këndvështrime,në rend të parë kjo qasje që po bëjnë qytetarët është për t’u përshëndetur, sepse po bëhet e mundur që të mos bëhet tollovi nga qytetarët para zyrave të Trustit.

Ishte kjo deklarata e profesor Blerim Rexhajt, shef i degës Kompjuteristike në FIEK të UP-së, në “Aktual” ,në RTK

Më tej ai shtoi se nga aspekti i lançimit Trusti është dashur të jetë i përgatitur ngase është dashur të dihet për një kërkesë të tillë masovike, pra të mos bëhej aplikimi që në ditën a parë të ndodhë aplikimi aq masovik, sikundër që ndodhi, por të bëhej me një algoritëm të tillë që do të shmangej aplikimi masiv, por me një sistem fjala vjen numrat çift e tek, numrat fundor, etj.

Ndërkohë që lidhur me atë se a ka pasur sulm apo jo këtë le ta thonë zyrtarët e Trustit, profesor Rexhaj shtoi se për ne nga jashtë e shohim sistemin si një kuti të zezë, duke mos e ditur funksionaliteti e ndërtuar nga brenda.

“Nga aspekti i sigurisë kam bërë disa komente që janë publike për opinionin  ku kam theksuar se Trusti ka pasur mundësi të rrisë sigurinë duke zbatuar teknika të njohura të sigurisë , për të eliminuar sulmet e përsëritjes me software tjetër,etj.”, deklaroi ai

Ndërsa inxhinieri Ermal Sadiku theksoi se Trusti është një organizatë e vogël me një staf të vogël që nuk kam dëgjuar për një staf të shquar të IT-së.

“Me gjithë vlerësimet pozitive në angazhimin e tyre në këtë drejtim, mua më habit fakti lidhur me shpejtësinë e zbatimit të kësaj çështje, para një kërkese aq të madhe”shtoi ai.

Tutje ai vlerësoi se duhet pasur kujdes në të dhënat personale se dikush mund t’ua kontrollojë dhe mund të vije deri te keqpërdorimi i tyre,ndërkohë që në vendet e zhvilluara kjo është një çështje tejet e ndjeshme.

Ndërkaq Blerim Rexhaj deklaroi se megjithëkëtë Kosova ka një regjistër të avancuar të qytetarëve biometrike që mund ta kenë vendet e zhvilluara, ku mund të dihen informacione për secilin qytetar për identifikimin e tij./RTKLive


MË SHUME NGA Lajme