Mbrojtja e Mustafës preferon që seanca e ardhshme të mbahet në shkurt
Konferenca e tretë statusore për të akuzuarin e Gjykatës Speciale, Salih Mustafën, ka vazhduar me diskutimet mes gjyqtarit, prokurorit dhe mbrojtjes.
Në këtë seancë është diskutuar data e seancës së ardhshme së të akuzuarit.
Avokati Von Bone, ka deklaruar se preferencë e tyre për seancën e ardhshme është muaji shkurt i vitit 2021, derisa prokuroria nuk ka dhënë ndonjë datë të caktuar.
Tutje, mbrojtja dhe prokuroria kanë bërë me dije se janë duke bashkëpunuar mes vete lidhur me disa pika të caktuara të procedurës.
Për këtë, gjyqtari ka potencuar se ky proces duhet të ndihmohet në përqendrimin e disa prej pikave kryesore.
“Është proces që do të ndihmojë në përqendrimin e pikave kryesore, do iu inkurajoja të vazhdonit punën në javët në vazhdim dhe të ma sillni një listë”, ka deklaruar ai.
Avokati mbrojtës ka shtuar se finalizimi i dokumentacionit po synohet të bëhet sa më shpejtë, derisa ka përmendur se iu duhen rreth 9 muaj proces hetimor.
Ai gjithashtu ka ngritur si çështje edhe pandeminë duke thënë se një izolim i mundshëm i Holandës, mund të ndikonte në ngadalësimin e procesit hetimor.























