Gashi flet pas pranimit të filmit “Zgjoi” në ‘Sundance Film Festival 2021’
Yllka Gashi flet e emcionuar pas suksesit të filmit "Zgjoi" në "Sundance Film Festival 2021".
Filmi “Zgjoi” (Hive), i regjisores Blerta Basholli ka shënuar suksesin e parë në arenën ndërkombëtare.
Ky film është përzgjedhur në konkurencë zyrtare kryesore në festivalin e njohur ‘Sundance Film Festival’ që do të mbahet në janar të vitit 2021 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Rolin kryesor e luan Yllka Gashi, ndërsa në rolet tjera paraqiten Çun Lajçi, Kumrije Hoxha, Aurita Agushi, Kaona Sylejmani, Mal Noah Safçiu, Adriana Matoshi, Astri Kabashi, Molikë Maxhuni, Blerta Ismaili, Valire Haxhijaj Zeneli, Armend Smajli, Ilir Prapashtica, Xhejlane Terbunja, Shkelqim Islami, e të tjerë.
Pas këtij suksesi, aktorja Yllka Gashi shprehet e lumtur dhe krenare që filmi po e nisë këtë rrugëtim.
“Jam jashtezakonisht e lumtur dhe krenare qe filmi yne “Zgjoi” i punuar me shume dashuri, perkushtim, sakrifice e finese po fillon rrugetimin e tij ne njerin nder festivalet me prestigjioze ne bote ne Sundance Film Festival ne SHBA!
Edhe me shume me gezon fakti qe filmi shtjellon nje copez jete te nje gruaje heroine e cila gjate luftes se ‘99-tes e humb burrin e saj dhe perkunder te gjitha veshtiresive e rrethanave te renda me te cilat perballet, ajo suksesshem e nderton biznesin e saj per t’i ndihmuar komunitetit te grave te veja.
Ky lajm e sukses nuk na takon vetem neve qe kemi pasur fatin te punojme ne kete film por eshte hap shume domethenes edhe per industrine e filmit ne Kosove dhe per vendin tone.
Kosova ka shume tregime te pa rrefyera qe bota duhet t’i degjoje. Jam e lumtur qe permes ketij filmi ne do te kemi mundesine ta tregojme nje nga to.
Filmi eshte i bazuar ne ngjarje te verteta nen finesen e skenarit dhe regjise se Blerta Bashollit, i xhiruar me mjeshtrine e kameramanit Alex Bloom dhe prodhuar nga Ikone Studio me producent Yll Uka, Valon Bajgora e Agon Uka.
Na prifte fati e sukseset!
“, shkruan ajo.
“Zgjoi“ është një bashkëprodhim filmik në mes të Kosovës, Zvicrrës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
























