Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafire e parë është Anna Rostocka - shefe e Organizatës Ndërkombëtare për Migrim në Kosovë. Ajo flet për DITËN NDËRKOMBËTARE E MIGRIMIT.
Kurse Vesel Krasniqi - ministër i Tregtisë dhe Industrisë, flet për PASOJAT E PANDEMISË NË SEKTORIN E BIZNESEVE, PËRKRAHJA PËR BIZNESET GJATË VITIT 2020, PROJEKTE TË PËRBASHKËTA ME BB-në DHE INSTITUCIONET TJERA NDËRKOMBËTARE dhe PLANET E MTI-së PËR VITIN E ARDHSHËM.
Ndërsa Rezarta Krasniqi flet për PROJEKTIN HUMANITAR "DASHNI E FUNDVITIT".
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























