Bedri Tahiri dhuron libra për Bibliotekën e Akrashticës në Vushtrri
BKT
Kulturë

Bedri Tahiri dhuron libra për Bibliotekën e Akrashticës në Vushtrri

Profesori dhe njëherësh shkrimtari i njohur vushtrrias Bedri Tahiri i ka dhuruar Bibliotekës së shkollës "Hajrullah Shala" në Akrashticë të Vushtrrisë 70 ekzemplarë librash.

Pranimin e librave e ka bërë drejtori i kësaj shkolle, Hajdin Islami, i cili bashkë me bibliotekisten Nebahate Hajrizi kanë vlerësuar lartë këtë donacion nga shkrimtari Tahiri.

"Biblioteka e shkollës sonë në vazhdimësi po pasurohet me libra. Interesim i madh është shfaqur nga nxënësit për lexim në këtë bibliotekë", ka thënë drejtori Islami. Muajin e kaluar me iniciativën e drejtorit të kësaj shkolle është themeluar për herë të parë Biblioteka.


MË SHUME NGA Kulturë