Paralajmerohet çmimi i megavatit 100 euro
BKT
Lajme

Paralajmerohet çmimi i megavatit 100 euro

Analisti politik, Valon Syla ka reaguar pasi Serbia bllokoi linjat e transmisionit ndaj Kosovës, duke thënë se pritet krizë energjetike në vend

Syla përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook tha se me këtë rast, qytetarëve do t’u kushtojë MW/h mbi 100 euro.

“Tashmë, nëse Shteti i Kosovës nëse nuk ju kishte përulur Damir Fazliqit dhe tregtarëve energjetik dhe mafisë energjetike nga Republika Serbe dhe ekzekutuesve, te tyre ne Kosove sot do ti kishim kapacitetet tona energjietike e nuk ishim merzit se a na bllokon Serbia. Sa kushton rryma në ‘tregun e lirë’. Na flejmë mbi burime energjetike, mbi thëngjill dhe jemi në meshirë e Serbisë për energji elektrike.”, ka thënë ai.

Postimi i plotë:

Alarmante: Serbia bllokon linjat e transmisionit ndaj Kosovës. Pritet krizë energjetike në vend.

Deri sa lobi i mafisë së energjisë dhe EFT me agjenta lobues sikur Haki Abazi dhe Jeta Xharra që po i kritikojnë deri në bllokim të gjitha projektetet zhvillimore energjetike, si ‘Kosova e Re’, Hidrocentralet dhe Sollaret, pas pavarësimit energjetik Serbia po na bllokon rrugen e improtit të energjise. Tash sa do të na kushtoj MW/h. Mbi 100 euro sigurisht.

Tashmë, nëse Shteti i Kosovës nëse nuk ju kishte përulur Damir Fazliqit dhe tregtarëve energjetik dhe mafisë energjetike nga Republika Serbe dhe ekzekutuesve, te tyre ne Kosove sot do ti kishim kapacitetet tona energjietike e nuk ishim merzit se a na bllokon Serbia. Sa kushton rryma në ‘tregun e lirë’. Na flejmë mbi burime energjetike, mbi thëngjill dhe jemi në meshirë e Serbisë për energji elektrike.

Po edhe me mujt me importu sot çmimi i rrymës elektrike në treg kur i nevojitet Kosovës është 141 euro MW/h. A ju dukej i shtrejtë çmimi 60 euro, i propozimit kosovar për prodhim. Importoni tash pra. Ku mbeti tregu i lirë i follirantave të BE’së… dhe i lobueseve këtu, që thonin se energjia importohet me 45euro kurdo?

Ku o Qeveria? Që po ndikohet nga këta lobista mediatiko-energjetik.

 


MË SHUME NGA Lajme