Jashari: Jemi të gatshëm për pozitën e presidentit nëse pajtohen partitë
BKT
Lajme

Jashari: Jemi të gatshëm për pozitën e presidentit nëse pajtohen partitë

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka thënë se janë të gatshëm ta pranojnë pozitën e presidentit nëse pajtohen partitë politike.

Anëtari i familjes Jashari thotë se nëse së paku 2/3 e deputetëve bien dakord që dikush nga familja Jashari të merr pozitën e presidentit ata janë të gatshëm. Jashari thotë se më i miri për këtë pozitë në familjen e tij është Murat Jashari, ai madje thotë se është më i mirë se ai për këtë pozitë.

“Çështjen e presidentit e kanë bisedu por jo direkt se a do ta pranoni, e kam deklaruar hapur, unë si Bekim edhe si familje kemi tregu në momente të caktuar këto 20 vite qe jemi gjak i këtyre(Jasharëve), kemi tregu që kem guxim, mundemi dhe dimë në moment të caktume mos me i ik përgjegjësive. Ne qoftë se këta të gjitha partitë politike gjejnë konsensus dhe bijnë dakord që një nga ne, që unë mendoj se më i i miri do të ishte Murati, është më i miri e më i duhuri për atë pozitë, është më i mirë se unë”, ka theksuar Bekim Jashari në TV Dukagjini.

Ai shton se nuk ka pasur asnjë takim me liderët politikë për çështjen e Presidentit.


MË SHUME NGA Lajme