Arrestohet nga pjestarët e FSB-së ruse avokatja që punon me Navalny
BKT
Lajme

Arrestohet nga pjestarët e FSB-së ruse avokatja që punon me Navalny

Avokatja Lyubov Sobol që punon për organizatën joqeveritare të Alexei Navalnyt, Fondacioni Kundër Korrupsionit (FBK), është arrestuar pranë shtëpisë së Konstantin Kudryavtsev - një nga operativët e Shërbit Sekret rus (FSB) që dyshohet se ishte përfshirë në helmimin e politikanit opozitar.

Pjesëtarët e FSB-së, shpjeguan se ata "morën një ankesë nga banorët" kundër Sobolit. Sipas medieve, një person tjetër është arrestuar gjithashtu afër shtëpisë së Kudryavtsevit. Gjatë ditës, Navalny ka publikuar detajet e operacionit për tentim-vrasjen e tij nga FSB-ja ruse.

Ai kishte identifikuar Kudryavtsevin, si një nga agjentët e dyshuar nga Instituti i Kriminalistikës dhe Helmeve të FSB-së. Një hulumtim i përbashkët midis Bellingcat, The Insider, Der Spiegel dhe CNN, ka zbuluar të dhëna që implikojnë FSB-në në helmimin e kundërshtarit të Vladimir Putinit.

Sipas raportimit, helmimi që ndodhi në muajin gusht 2020, duket se ka ndodhur pas viteve të mbikëqyrjes, i cili filloi në vitin 2017 menjëherë pasi Navalny njoftoi për herë të parë qëllimin e tij për të kandiduar për president të Rusisë.

Kujtojmë se më 20 gusht, Navalny filloi të ndihej keq derisa nga qyteti Tomsk po fluturonte për në Moskë. Aeroplani u detyrua të bënte ulje të paplanifikuar në Omsk të Siberisë.

Ai ishte dërguar në Gjermani për trajtim. Mjekët e ushtrisë në spitalin Charite të Berlinit ishin të parët që thanë se ai ishte helmuar me Novichok.


MË SHUME NGA Lajme