Osmani priti në takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog
BKT
Lajme

Osmani priti në takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog

Ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani mbajti sot takim me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë, me theks të posaçëm për nevojën e respektimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese si dhe të afateve ligjore për zgjedhjet e reja parlamentare.

Palët diskutuan po ashtu për menaxhimin e situatës me koronavirus, si dhe përpjekjet për sigurimin e vaksinës për qytetarët e Kosovës, për të cilën u dakorduan që të trajtohet me prioritet, ndërkaq institucionet e Kosovës ta kenë një plan të qartë të vaksinimit.


MË SHUME NGA Lajme