Hoxhaj: PDK e gatshme për zgjedhje
BKT
Lajme

Hoxhaj: PDK e gatshme për zgjedhje

U.d. kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj nëpërmjet një konference për media ka thënë se partia e tij e mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila i hap rrugë zgjedhjeve parlamentare dhe të parakohshme.

“Një vendim i tillë ka qenë i pritur për shkak të krizës politike në të cilën ka qenë vendi. Tetori i vitit të kaluar ka qenë një mashtrim i madh. Qytetarët e Kosovës mjerisht dhe pa fajin e tyre për 14 muaj përjetuan zhgënjim, mashtrim, shpresë e vjedhur dhe premtime të papërmbajtura”, ka thënë Hoxhaj.

Sipas tij ajo çfarë ka ndodhë në këta muajt e fundit është degradimi  i institucioneve të vendit dhe këto kanë qenë dy qeveritë më të dobëta që ka pasur vendi ynë.

Tutje Hoxhaj ka theksuar se Partia Demokratike e Kosovës ende nuk ka vendosur se kush do të jetë kandidat për kryeministër të vendit nga ky subjekt në zgjedhjet e reja.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj duke mos e përjashtuar asnjë emër tha se shumë shpejt do të dalin me një emër për shefin e ekzekutivit, pasi kanë unitet brenda partisë.

“Ne si PDK kemi një ekip të njerëzve që ka kapacitet për të udhëheqë institucionet e vendit. Ne ende nuk e kemi diskutuar këtë në PDK. Shumë shpejt do të dalim edhe me kandidatin për emër dhe së shpejti do ta kemi në publik”, tha ai.

 


MË SHUME NGA Lajme