Kinematografia e re e Kosovës
Kalimi nnga metrazhi i shkurtë i filmimt në atë më të gjatë është sfidë, sepse është formë tjetër e qasjes në skenar, puna me aktorë, etj.
Kështu deklaroi More Raça në Aktual, në RTK, e cila foli për përvojën e saj në xhirimet e saj, si dhe paraqitjet e saj në festivale botërore, si në Sarajevë e gjetiu, fjala vjen në Kajro, Trieste, me filmin më të ri të metrazhit të gjatë “Galaktika e Andromedës”, kooproduksion,që shënon ngritje të cilësisë së filmit kosovar në arenën ndërkombëtare.
Më tej ajo vlerësoi se filmi i ri, ndonëse tema sociale, ato megjithatë rrënjët kanë te lufta e Kosovës, pasojat e saj në shoqërinë tonë të re.
“Jemi shoqëri me shumë probleme të pa trajtuara, të pazgjidhura, ndaj është në interes të artit kinematografik të shpalosen artistikisht”, deklaroi More Raça, aktore.
Ndërkohë që ajo ceku se sa i përket temës së luftës së fundit, ajo është duke punuar në një film dokumentar, ku trajtohet periudhën e izolimit dhe koha sa ishim refugjatë, derisa përmendi izolimin, ajo shtoi se edhe kjo kohë e pandemisë, si kohë izolimi, pas një kohe, kur do të mund të skëputemi nga ngarkesa emocionale, do të mund të trajtohej një prodhim kinematografik.
“Ndërkaq sa i përket filmit, unë kam realizuar filma portret, ku protagonisti është bartës i rrëfimit”, theksoi mes tjerash aktorja Raça./RTKLive























