Sonte mbahet nata finale e edicionit të ’59-të të Festivalit të Këngës
Sonte mbyllet Festivali i Këngës.
Edicioni i 59-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, po mbahet këtë vit më ndryshe prej herave tjera.
Kësaj radhe, ai po mbahet në ambient të hapur dhe duke u respektuar masat anti-COVID, për shkak se gjendemi në mes të pandemisë.
Artistët që garojnë në natën finale të këtij edicioni janë:
1. Orgesa Zaimi
2. Festina Mejzini
3. Devis Xherahu
4. Inis Neziri
5. Florent Boshnjaku
6. Sardi Strugaj
7. Gjergj Kaçinari
8. Rosela Gjylbegu
9. Kastro Zizo
10. Wendi Mancaku
11. Evi Reçi
12. Xhesika Polo
13. Anxhela Peristeri
14. Era Rusi
15. Gigliola Haveriku
16. Viktor Tahiraj
17. Kamela Islamaj
18. Mirud.
Fituesi i këtij festivali fiton biletën për ta përfaqësuar Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës, “Eurovision”.
Kujtojmë se fituese e edicionit të kaluar të Festivalit të Këngës ishte Arilena Ara, e cila fatkeqësisht nuk mundi të garojë, për shkak të anulimit të “Eurovisionit”.























