15:05 / 23.12.2020
Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mentor Gjurgjial themelues i Grupit 403, flet për RIKTHIMIN e GRUPIT 403 ME KËNGË TË REJA LIBRI “RRUGËT E QYTETIT TIM”.
U MBAJT KONCERTI I FILARMONISË SË KOSOVËS PËR FESTAT E FUNDVITIT dhe është shënuar 20 VJETORI I FILARMONISË.
Kamuran Goranci- kryetar i Asociacionit i Artistëve Vizual të Kosovës, flet për EKSPOZITËN VJETORE NË MUZEUN KOMBËTAR.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























