Manchester Unitedi mund Evertonin, kalon në rrethin tjetër
BKT
Sport

Manchester Unitedi mund Evertonin, kalon në rrethin tjetër

Manchester Unitedi ka siguruar kualifikimin në raundin tjetër të Kupës së Anglisë.

“Djajtë e Kuq” mposhten Evertonin me rezultat 0 – 2.

Ndeshja ishte e baraspeshuar me të dy skuadrat që assesi nuk ia dilnin të mposhtin portierin kundërshtar.

Ishte Edinson Cavani që pas përpjekjeve të shumta në lojë, ia doli që të ‘tund’ portën kundërshtare (88′), kurse fitoren e vulosi Anthony Martial në momentet e fundit  (90+6).

Tani, Unitedi është kualifikuar tutje dhe mbetet të shihet kundërshtari i radhës.