Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafirë të parë do të jenë Arbenita Pajaziti - Anëtare e klubit “Alpin Prishtina” dhe
Dea Durmishi - Anëtare e klubit “Alpin Prishtina”.
Kurse mysafir tjetër do të jetë
Viktor Buzhala nga KEDS.
Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, na njofton se
ÇFARË MOTI NA PRET KËTË JAVË dhe
ÇFARË MOTI NA PRET NË FUNDVIT?.
Sulejman Rushiti regjisor, flet për
PREMIERËN E SHFAQJES “VIZITA E ZONJËS PLAKË”.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























