Te përkrahet amendamenti për specializantët,specialistët e infermierët
BKT
Lajme

Te përkrahet amendamenti për specializantët,specialistët e infermierët

Deputetja e Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit Kryetare e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Albena Reshitaj, ka treguar se sot është mbajtur një mbledhje para votimit të buxhetit.

Ajo bëri të ditur se në këtë mbledhje u diskutua për përkrahjen e specializantëve, specialistëve dhe infermierëve, të cilët ishin të privuar nga e drejta për paga.

‘Para votimit të Buxhetit të shtetit sot mbajtëm mbledhjen e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Në Komision mbështetëm dhe aprovuam amendamentet që kanë të bëjnë me përkrahjen e specializantëve, specialistëve dhe infermierëve, të cilët ishin të privuar nga e drejta për paga’, ka shkruar Reshitaj.

‘Gjithashtu përkrahëm kategorinë e invalidëve të luftës dhe invalidëve civilë për riparimin dhe rregullimin e protezave të nevojshme për ta’, shtoi ajo.

Po ashtu Reshitaj tha se shpreson që të gjithë deputetët ta përkrahin këtë amendament.

‘Shpresoj që të gjithë deputetët e të gjitha Grupeve Parlamentare të reflektojnë sot dhe të përkrahin amendamentet e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale’, përfundoi ajo.


MË SHUME NGA Lajme