14:41 / 01.01.2021
Vdes një person në QKUK
Një person i cili ishte duke u trajtuar në QKUK, ka vdekur si pasojë e plagëve të marra ditë më parë, pasi ishte lënduar derisa punonte në një shtëpi private.
Sipas Policisë, ai ishte rrëzuar nga shtëpia në fshatin Shkabaj, më 3 dhjetor të vitit të kaluar.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion dhe rasti mbetet si më lartë.























