​Osmani zbulon moton e fushatës
BKT
Lajme

​Osmani zbulon moton e fushatës

Ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani ka zbuluar moton e “iniciativës” së saj në zgjedhjet që do të mbahen në fillim të këtij viti.

Ajo ka postuar në llogarinë e saj në Facebook një fotografi me moton “Guxo”.

“Të guxosh është rezistencë kundrejt një situate kur pashpresa dominon optimizmin, kur frika krijon hapësirë, kur reagimi merr fund. Vjen një moment dhe një kohë kur nevoja për transformim kërkon veprim. Andaj GUXO! Guximi për sot është ndryshimi për nesër!”, shkruan Osmani.

Ndryshe, Vjosa Osmani në të kaluarën ka garuar brenda LDK-së, por ajo është larguar pas qëndrimeve të kundërta me partinë e Isa Mustafës.

Ajo ka paralajmëruar formimin e një iniciative politike për të garuar në zgjedhje, derisa Lëvizja Vetëvendosje pret që Vjosa Osmani të jetë pjesë e listës së saj në zgjedhjet e reja, data e të cilave pritet të caktohet pas aktgjykimit të plotë të Kushtetueses. Zyrtarë të VV-së më herët patën deklaruar se janë të hapur për bisedime me Vjosa Osmanin dhe se presin që ato të nisin së shpejti.


MË SHUME NGA Lajme