Haradinaj me ide për fond mbi 1 miliardë euro për shpëtimin e Ekonomisë
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në , ditët në vijim do të publikojë programin ekonomik 2021 – 2025, në kuadër të të cilit do prezentohet projekti për Fondin e Mbijetesës Ekonomike, me vlerë mbi 1 miliardë euro, për vitin 2021.
Këtë e ka bërë të ditur kryetar i saj Ramush Haradinaj.
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës
"Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ditët në vijim do të publikojë programin ekonomik 2021 - 2025, në kuadër të të cilit do prezentohet projekti për Fondin e Mbijetesës Ekonomike, me vlerë mbi 1 miliardë euro, për vitin 2021.
Ky fond do të garantojë përkrahjen për bizneset, kthimin e punëtorëve që kanë humbur vendet e punës për shkak të gjendjes pandemike, mbështetjen për familjet në krizë ekonomike e shumë benefite të tjera.
NE JEMI NDRYSHIMI I SIGURT"























