Valmir Aliçkaj tregon për fjalët e fundit që ia tha Nazlije Sherifi
BKT
Lajme

Valmir Aliçkaj tregon për fjalët e fundit që ia tha Nazlije Sherifi

Valmir Aliçkaj, ka kujtuar me emocione të forta takimet me Nazlije Sherifin.

Aliçkaj që kishte vendosur të ia dhuronte veshkën kujtoi fjalët e fundit që i kishte thënë ajo.

I ftuar në T7 ai tha se Nazlija ka pasur shumë ëndrra, dhe se është krenarë që e ka njohur atë.

“Ajo e ka dashur shumë borën. Ka pasur shumë ëndrra, ka dashur t’i kthehet fakultetit e shoqërisë. Ka dashur shumë dëshirë që të vizitojë Deçanin. Më ka thënë se si të kryhet operacioni do ta vizitoj Deçanin”.

Fjalët e fundit që i kishte thënë atij Nazlija, ishte se do të ia dilnin me ndihmën e zotit dhe me ndihmën e tij.

Deçanasi tha se ka qenë i vendosur për dhurimin e veshkës pa marrë parasysh se mjekët i kishin thënë se nuk do të ishte asnjëherë më njëjtë sa i përket gjendjes shëndetësore.

19 vjeçarja nga Mitrovica nuk arriti ti bëjë ballë sëmundjes.

Ajo vdiq dje.


MË SHUME NGA Lajme