20:33 / 05.01.2021
‘Çmendet’ Golden Eagle Ylli, transferon Erjon Kastratin
Skuadra e Golden Eagle Yllit ka arritur ta transferojë një nga basketbollistët më të mirë kosovar.
Ylli ka arritur të transferojë basketbollistin e njohur Erjon Kastratin. Lajmin për Sinjali Sportiv e konfirmoi zyrtari i klubit, Egzon Fetiu.
Zyrtarizimi i basketbollistit pritet të bëhet së shpejti. Kastrati është në vazhdimësi edhe reprezentues i Kosovës në basketboll.
Së fundmi ai luajti për KK Koper Primorska.























