Ismet Beqiri konfirmon se nuk do të garojë për deputet
Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e garës zgjedhore më 14 shkurt në kërkim të mandatit të ri si deputet.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Beqiri ka thënë se këtë vendim e ka marrë vetë, për t'i liruar hapësirë kandidatëve të tjerë nga dega të cilën ai e udhëheq në Kodrën e Trimave.
“Me dëshirën dhe vullnetin tim të plotë kam vendosur që të mos jem pjesë e listës zgjedhore në këto zgjedhje, duke liruar hapësirë për kandidatë tjerë nga Dega ime e pamposhtur, që të jenë kandidatë, pse jo edhe Deputet të ardhshëm. Për këtë kam marrë edhe pëlqimin e Degës time, në mbledhjen e mbajtur mbrëmë”, ka thënë ai duke shtuar se do të mbetet në krye të degës që e ka udhëhequr deri tash e duke paralajmëruar se shumë shpejt do të jetë në proceset tjera zgjedhore.
“Fundi i një rrugëtimi nënkupton fillimin e një rrugëtimi të ri”, ka shkruar ai.























