PDK-ja nënshkruan marrëveshje me Lëvizjen për Drejtësi
Lëvizja për Drejtësi iu bashkua garës zgjedhore në një listë me PDK-në
Kandidati për kryeminstër nga PDK-ja, Enver Hoxhaj, tha se me LD-në i bashkon vendosshmëria për rimëkëmbje kombëtare.
“Neve na bashkojnë vlerat ideologjike e fetare. Na bashkon vendosshmëria e rimëkëmbjes kombëtare. Lëvizja për Drejëtsi ka qenë në anën e drejtë gjithmonë. I uroj Sylejman Qekezit mirëseardhje dhe e siguroj për bashkëpunim për ndryshim e rimëkëmbje të Kosovës”, tha ai .
Sylejman Qerkezi nga Lëvizja për Drejtësi tha se Kosova ka nevojë për një kuadro që u bëjnë zgjidhje problemeve që përballen qytetarët, dhe siç thotë ai, PDK-ja e ka dëshmuar që mund ta bëjnë këtë
“Nënshkruam një marrëveshje të një udëtimi të gjatë. Jemi dy subjekte të djathta që mbështetemi në vlera kombëtare, familjare e fetare. Kosova ka nevojë për burrështetas. Nuk kemi nevojë të bëjmë ekperimete me Qeveri që s’po shkon mandati deri në fund. Ende ka nevojë për burra që kanë vizion e objektiv të caktuar”, tha Qerkezi.
“PDK-ja ishte ajo që pranoi rezultatin e humbjes dhe ruajti me pjekurin. Pranoi aleternativën për zgjidhjen e problemit të pandemisë e cila 7 herë u desh të rikehthet në Kuvend. Kemi nevojë për një rimëkëmbje e të zgjedhim kuadro që dijnë të kryejnë detyra të mëdha që PDK i ka dëshmuar më kohë”, u shpreh ai.
“Është koha e rimëkëmbjes dhe ftoj spektrin që të bashkohen me rimëkëmbjen se i kemi borxh Kosovës”, tha Qerkezi.























