
17:49 / 15.01.2021
Katër të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se katër persona kanë vdekur në Shqipëri si pasojë e koronavirusit.
Autoritetet njoftojnë se gjatë kësaj periudhe janë infektuar 641 persona, duke u konsideruar si rritje serioze e rasteve pozitive.
Në anën tjetër, në 24 orët e fundit janë shtruar në spital 280 pacientë, ndërsa janë shëruar 24.
Shqipëria deri më tani ka regjistruar 66.635 raste pozitive, 1265 të vdekur dhe 39.625 të shëruar.