Agron Bacaj pjesë e listës së AAK-së për deputet

Agron Bacaj pjesë e listës së AAK-së për deputet

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka bërë të ditur se në listën e AAK-së, si kandidat për deputet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që pritet të mbahen me 14 shkurt është edhe një ekonomist, Agron Bacaj nga Klina.

Këtë, ai e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook.

Haradinaj tha se Bacaj është njëri ndër themeluesit e AAK-së në Klinë dhe ka përvojë 20-vjeçare në kuadër të shërbimit civil.

“Në listën e AAK-së për deputetë do të jetë edhe Agron Bacaj nga Klina, me profesion ekonomist! Agroni, si njëri ndër themeluesit e AAK-së në Klinë, përfaqëson besimin e votuesve besnikë të Aleancës. Përvoja e tij 20 vjeçare në kuadër të shërbimit civil e pasuron edhe më tej listën e AAK-së! Na priftë e mbara Agron”, shkruan ai në Facebook.