Zgjerohet aktakuza për krime lufte ndaj serbit Gjokiq

Zgjerohet aktakuza për krime lufte ndaj serbit Gjokiq

Një kronikë e RTK-së, e transmetuar më 9 dhjetor 2020, është kthyer në temën kryesore në seancën gjyqësore ndaj Zoran Gjokiq.

Të premten ishte pritur që të thuhej fjala përfundimtare në gjykimin ndaj serbit Gjokiq, i cili dyshohet për vrasje, plaçkitje e torturë ndaj shqiptarëve në Pejë në marsin e viti 1999. Por, një gjë e tillë nuk ndodhi pasi Prokurorja e rastit, ka zgjeruar aktakuzën me vepër tjetër penale që e implikon të dyshuarin.

Prokurorja Habibe Salihu arsyetoi këtë ndryshim për shkak se është vërtetuar që Gjokiq këto vepra penale i ka kryer në disa lagje të Pejës. "I pandehuri me datën 28 mars në lagjën Soliterat, ka hyrë në shtëpinë e Agim Nikqit, duke shtënë me armë ka plaqktiur, dhe ka bërtitur shqiptarëve të gjitëve duhet me iu vra ikni në Shqipëri", tha prokurorja. Kjo nxiti reagimin e avokatit të Zoran Gjokiqit, i cili përmendi edhe një kronikë të RTK-së transmetuar kohë më parë për këtë rast. “Ky ndryshim i aktakuzës, nuk e di mbi cilat prova është bërë. I pandehuri në këtë rast vihet në një pozit mjaft të rëndë.

Pse është pritur kaq gjatë të zgjerohet aktakuza, kur dëshmitarët kanë dëshmuar nga qeshori e korriku. Unë besoj se zgjerimi i aktakuzës ka qenë ide e mbrojtjes, pasi avokati në një emision më 9 dhjetor në RTK kishte thënë se aktakuza do të zgjerohet”, tha avokati serb. Avokati i familjeve të viktimave, Kujtim Kërveshi reagoi menjëherë, duke përmendur edhe cilësimet që avokati serb ua kishte bërë viktimave dhe dëshmitarëve, duke i quajtur gënjeshtarë.

"E para, unë kam thënë mendoj që është e drejtë e garantuar me Konventa ndërkombëtare. E dyta, avokati i të pandehurit, viktimave dhe dëshmitarëve në këtë proces u ka thënë rrenca. Pasi e paska pa atë reportazh me vëmendje, i bie që e ka pa edhe dëshmitarin i cili tregon kush kë e ka vra në mars", ka thënë Kërveshi.

Pas zgjerimit të aktakuzës, mbrojtja e Zoran Gjokiqit ka kërkuar 2 javë kohë për përgatitje Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 5 shkurt. /Besian Beha - RTK/


MË SHUME NGA Aktuale