Britani e Madhe, karantinë për mbërritjet nga jashtë vendit

Britani e Madhe, karantinë për mbërritjet nga jashtë vendit

Britania e Madhe njoftoi sot se do të vendosë karantinë të detyrueshme, përveçse kur paraqitet një test negativ për COVID-19, për të gjithë udhëtarët që mbërrijnë nga jashtë, nga e hëna, për të shmangur infektimet me variantet e reja.

“Kushdo që mbërrin në BM do të jetë i detyruar të karantinohet për dhjetë ditë, një periudhë që mund të shkurtohet me një test negativ të kryer të paktën pesë ditë pas mbërritjes”, thanë autoritetet, raporton ATSh.

BM është goditur rëndë nga valë e dytë e epidemisë, virulenca e së cilës i atribuohet një varianti të ri të COVID-19, që u identifikua në vend,

Qeveria po përpiqet ta ndalojë këtë rritje në raste përmes vaksinimit.