
08:21 / 20.01.2021
Dua Lipa i bën thirrje diasporës të votojë në zgjedhjet e 14 shkurtit
Edhe Dua Lipa ftoi bashkatdhetarët të votojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ka mbetur më pak se një muaj nga zgjedhjet, ku qytetarët do të zgjedhin qeverinë e re.
Një numër i madh i votuesve është nga diaspora, andaj ata kanë mundësi të votojnë kudo që janë.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, me anë të një postimi, u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që të votojnë në këto zgjedhje.
Ajo ka vendosur linkun e KQZ-së, përmes së cilit diaspora mund të mësojë se si duhet të votojnë në këto zgjedhje.
Para saj, ishte babai i Duas, Dukagjin Lipa, ai i cili përmes një statusi u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të votojnë.
I