Milik drejt kalimit tek skuadra e njohur, ja detajet e fundit

Milik drejt kalimit tek skuadra e njohur, ja detajet e fundit

Arkadius Milik dhe Marseille kanë arritur prej ditësh një akord së bashku, ku ranë dakord me një pagë prej 4 milionë eurosh në sezon dhe një kontratë deri në vitin 2025.

Në detajet e fundit është dhe akordi me Napolin, ku formula e këtij transferimi pritet të jetë huazim me obligim blerje, ku shifra do të jetë 8 milionë euro plus 4 milionë euro bonuse dhe një 25-30% për Napolin në rast të një shitje të bomberit polak tek një skuadër e tretë.

Gjuha e përbashkët u gjet në orët e fundit, me sulmuesin Milik që pritet të rinovojë kontratën me Napolin deri në vitin 2022 dhe më pas të transferohet në huazim me detyrim blerje tek skuadra franceze.