17:42 / 01.02.2021
Marca: Zidane nuk do të jetë trajner i Real Madridit në edicionin e ri
Real Madridi duket se ka vendosur të shkarkojë Zinedine Zidanen nga posti i trajnerit.
Numri një i klubit mbretëror kërkon një strateg që mund të menaxhojë me lojtarë të talentuar, gjë që nuk po e bën francezi.
Zidane ka larguar tashmë disa lojtarë të talentuar nga Real Madridi, e që ata janë duke shkëlqyer në skuadrat aktuale./Telegrafi/























