Haradinaj: Kam hartuar një plan 5 vjeçar për Kosovën
BKT
Lajme

Haradinaj: Kam hartuar një plan 5 vjeçar për Kosovën

Kandidati për president të Kosovës nga Aleanca për ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha në `Debat` në RTK se zyrtarizimi i marrëdhënieve me Izraelin është lajm jashtëzkonisht i mirë për Kosovës. Kjo marrëdhënie ndihmon Kosovën në sferën ndërkombëtare.

"Zyrtarizimi i marrëdhënieve me Izraelin është një lajm jashtëzakonisht  i mirë për Kosovën, Izraeli si vend ka një rëndësi të jashtëzakonshme dhe plotësohet një aspekt i rëndësishëm ndërkombëtar me këtë njohje. E falenderojmë popullin e Izraelit, qeverinë e Izraelit dhe poashtu shpreh mirenjohje administratës amerikane, Shteteve të Bashkuara, ish-presidentit Tramp, jemi të bindur qe kjo marrëveshje do ta ndihmon marrëdhëniet mes popullit të Kosovës dhe ati të Izraelit, poashtu do t'i forcoj marrëniet tona me Amerikën në përgjithësi", tha Haradinaj.

Kandidati për president, Haradinaj tha se për disa muaj rresht ka hartuar një plan 5 vjecar për Kosovën, bazuar në përvojat, njohuritë, informatat në njohjen e gjendjes. 

"Unë për disa muaj rresht kam hartuar një plan 5 vjeçar për Kosovën, bazuar në përvojat, njohuritë, informatat në njohjen e gjendjes reale. Unë tash kandidoj për president dhe jap një plan pesë vjeçar dhe analiza ime thotë që presidenti i Kosovës nuk mund të shkoj në një rrugëtim pa epilog, pa aspekt kohor dhe pakundër vlerë. Pra është e vështirë me arritë Kosova suksesin, si qeveria por edhe si presidenca por edhe Kosova në tërësi, pa pasur një plan të saktë, me qellime të sakta dhe me opsione që janë të qëndrueshme, kjo është analizë e cila nuk është e huazuar nga Shqipëria apo diku tjetër", tha ai.

"Kjo analizë rrjedhë prej krejt përvojave që i kam përgjatë 20 viteve, por sidomos për 4-5 vitet e fundit dhe ju siguroj se nëse ne nuk nxitim dicka egziston rreziku me mbetë në pritje gjatë, kjo gjatë pastaj mund të kthehet në atë të përhershme. Kërkush  nuk ka besu që edhe pas 13 viteve pavarësi nuk do të kemi njohje nga Serbia apo edhe nga pesëshja e BE-së."

Ai për liberalizimin e vizave tha që ka pasur premtime të gjata dhe sot jemi ende në këtë situatë.


MË SHUME NGA Lajme