Përfaqësimi i mërgatës në Kuvend
Në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare për Kuvendin e Kosovë, në “Studio e hapur” është trajtuar çështja e mërgatës, ku si përfaqësues të kësaj kategorie u prezantuan kandidatët nga partitë politike, si: Bekim Bresotivc (Nisma), Arben Dautaj (PDK), si dhe Arbnora Hasanj, (AAK).
Për rolin e mërgatës në shoqërinë tonë foli BekimBrestovc, përfaqësues i Nisma-s, në retrospektivë për përpjekjet e mërgatës që të jetë zë i fuqishëm në rrjedhat e zhvillimeve në vend qoftë përmes përfaqësimit të saj në insittucione, qoftë përmes edhe të formimit të një partie politike, që, sipas tij, disi dolën të dështuara, nga shkaku se npo hasej në pengesa, qoftë nga Kushtetuta, qoftë nga shkaku se mërgata nuk ka zonë të veçantë zgjedhore, etj.
Ai mes tjerash bëri thirrje që mërgata tëinkorporohet në partitë politike, që të jenë më funksionalë
“Ndaj bëra thirrje që mërgatës t’i hapeshin dyert të futen në kuadër të partive oplitike, që të jenë zë i mërgatës, i artikuluar për interesat e tyre”, deklaroi ai.
Ndërsa Arben Dautaj, përfaqësues i PDK-së, foli për mënyrën e angazhimit të tij në PDK, nga SHBA.
“Ishte ftesë nga ana e PDK-së që bëri hapjen nga mërgata duke hapur tre vende për mërgatën, unë duke parë aktivitetin e kësaj partie pranova këtë ftesë dhe po shoh se kam mundësi të ofrojë përvojën time në mërgatë në ndërtimin e zhvilliminm e vendit.
Ndërkaq Arbnora Hasanaj, nga radhët e AAK-së foli gjithashtu për angazhimin e saj në AAK, nga Zvicra.
“Si pjesë e AAK-së më bëri të bashkohemi angazhimeve tona për ndërtimiin dhe zhvillimin e vendit, duke sjellë dijen e përvojën time nga Zvicra”, theksoi ajo.
Ajo më tej foli për rolin e mërgatës në shoqërinë tonë, ku sipas saj, përfaqësuesit nga mërgata të zgjedhur në Kuvend do të jenë urë lidhëse mes Kosovës me botën e jashtme, në të gjitha fushat, qoftë politike, ekonomike e kulturore.
“Ne duhet të bëjmë gjithë çka kemi në dorë ta raujmë rininë tonë në mërgatë, të mos harrojnë se prej nga vijnë”, deklaroi Hasanaj.
Ndërkaq nga ana tjetër, Brestovci deklaroi se mërgata për mua nuk është temë, por kauzë, prandaj jam i angazhuar në politikë.
“Duke parë kërkesën e disa shteteve për mohimin e shtetësisë së Kosovës për ta marrë shtetësinë tjetër, kjo më bëri të merrem me politikë që të ofrojë një zgjidhje më të mirë, që si shembull do të mund të ishte kartela, që do t’i njihej e drejta e statusit të mërgatës”, theksoi Brestovci.
Kurse Arben Dautaj theksoi se heqja e Ministrisë së Diasporës nga qeveria ishte i dëmshëm,
e nga PDK parashihet që të ristrukturohet në kuadër të qeverisë e që do ta udhëhiqej nga përfaqësuesi nga mërgata, pastaj nisma për krijimin e ulëseve të të rezervuara për diasporën, lirimi nga pagesa e sigurimeve në kufi, veçanërisht në fuksionalizimin e ruajtjes së vlerave kulturore përmes angazhimeve të rinisë, që të ruhet kultura e identiteti ynë jashtë vendit te gjeneratat e reja, përmes krijimit të një qendre kulturore, e shumë çështje tjera./RTKLive























