Ambasadori Isufaj uron artisten Yllka Gashi për suksesin e filmit “Zgjoi”
BKT
Kulturë

Ambasadori Isufaj uron artisten Yllka Gashi për suksesin e filmit “Zgjoi”

Ambasadori Isufaj uron artisten Yllka Gashi për suksesin e filmit “Zgjoi” në festivalin e filmit “Sundance”.

Ambasadori Frymëzim Isufaj ka zhvilluar sot një bisedë telefonike, përmes së cilës e uroi artisten Yllka Gashi për arritjen e saj në fushën e kinematografisë. 

Ai e përgëzoi aktoren Gashi, e cila përmes interpretimit të saj në rolin kryesor në filmin “Zgjoi”, bëri histori dje në festivalin e mirënjohur të filmit në SHBA, “Sundance”, duke fituar tri çmime të rëndësishme.

Me këtë rast, Ambasadori Isufaj e vlerësoi këtë si një arritje e madhe në promovimin e kulturës dhe të filmit kosovar në arenën ndërkombëtare. 

Filmi “Zgjoi" i regjisores Blerta Basholli dhe rolit brilant të aktores së mirënjohur, Yllka Gashi, përmes mesazhit artistik i treguan botës të vërtetën e Kosovës-një histori prekëse të grave të Krushës së Madhe, të cilat rindërtuan jetën e tyre mbi dhimbjen. 

Artistët e Kosovës kanë krijuar vlera të jashtëzakonshme me të cilat sot Kosova konkurron krenare në mbarë globin. 

Është hera e parë që një film merr tri çmimet kryesore në festivalin më të madh të filmit në botë.


MË SHUME NGA Kulturë