Tahiri: AAK është forca që rinisë i jep dritë si Obiliqi që i jep Kosovës
BKT
Lajme

Tahiri: AAK është forca që rinisë i jep dritë si Obiliqi që i jep Kosovës

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, njëherit zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Tahiri, sot ka qëndruar në Obiliq.

Tahiri në një postim në facebook tha se Obiliqi po po i jep mbështetje programit të Aleancës dhe presidentit në ardhje, Ramush Haradinaj.

“Obiliqi, vendi i cili nën shoqërimin e grimcave të pluhurit, ndriçon tërë Kosovën, po i jep mbështetje programit të Aleancës dhe presidentit në ardhje, Ramush Haradinaj” ka shkruar ai.

Besnik Tahiri në këto zgjedhje garon me numrin 5 në listën e AAK-së.

Postimi i plotë:

Obiliqi, vendi i cili nën shoqërimin e grimcave të pluhurit, ndriçon tërë Kosovën, po i jep mbështetje programit të Aleancës dhe presidentit në ardhje, Ramush Haradinaj. Theksova se Aleanca do të jetë forca e vendit që rinisë do t’i jep dritë si Obiliqi që i jep Kosovës.Si çdo herë gjetëm përkrahjen e madhe për të vazhduar rrugëtimin e përbashkët drejtë të ardhmes të sigurt me Aleancën dhe me presidentin në ardhje, Ramush Haradinaj. Vizionit të Aleancës i duhet dija, guximi, ndershmëria, pastërtia dhe cilësia politike. E, këtë e ofron programi jonë, lideri ynë dhe lista e deputetëve, që po merr mbështetje nga qytetarët e vendit të dritave.Obiliqi, tani qytet i transformuar nga puna e palodhshme e kryetarit, Xhafer Gashi dhe ekipit të tij, është shembull i qeverisjes së mirë. Faleminderit Xhafë!


MË SHUME NGA Lajme