Analiza Zgjedhore: Partitë s’po merren me dëmet në sektorin privat
Analisti Dorajet Imeri në “Analizën Zgjedhore” në RTK ka thënë se partitë politike në fushatën e tyre zgjedhore nuk po përfshijnë dëmet e sektorit privat në këtë kohë pandemie.
“Rritja e pagave është bërë edhe në periudha të caktuara në qeverisjen e PDK-së, këtë e konsideroj si strategji e tejkalume për faktin se kemi një pjesë të dëmtuar sidomos nga pandemia e që është sektori privat. Këtë pjesë shumë pak e dëgjuam deri tash nga partitë”, ka thëtë Imeri.
Në anën tjetër, Fitim Salihu konsideron se PDK-ja po bën një fushatë intenzive dhe të koncentruar në tubime masive.
“PDK në fakt ka nisur e para me fushatën jozyrtarisht prej të gjitha partive, dhe në aspektin vizual që nuk është hera e parë që PDK është inovatore, në një farë forme ka sjellë konceptin e një kampanje moderne”, ka thënë Salihu. /RTKLive/























